Testi i parë i Angela Merkel për COVID-19 ka rezultuar negativ, ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, duke shtuar se kancelarja gjermane do t’i nënshtrohet disa testeve të tjera.
Merkel u vetizolua të dielën pasi kishte pasur kontakt më një doktor i cili më pas rezultoi pozitiv ndaj coronavirusit. Zv/kancelari gjerman, Olaf Scholz tha më herët gjatë së hënës se Merkel gëzonte shëndet të plotë, por se ishte duke punuar nga shtëpia.
Të premten, Merkel u vaksinua kundër pneumokokut, një bakter që shkakton pneumoni, nga një doktor që më pas rezultoi pozitiv ndaj COVID-19, çka e detyroi kancelaren të vetizolohej.
Shefi i Kabinetit të Merkelit tha se kancelarja kishte pasur një kontakt të shkurtët me doktorin që më pas rezultoi pozitiv.
Më herët, kancelarja ka konfirmuar se nuk do të kërkojë një mandat të pestë si kancelarë në zgjedhjet federale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021.