English

Richard Grenell pritet të konfirmohet në krye të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Donald Trump pritet të emërojë ambasadorin e SHBA në Gjermani Richard Grenell në krye të Inteligjencës Kombëtare. Richard Grenell është po ashtu i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi. Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i shtëpisë së Bardhë në një postim në “Twitter”.

- Advertisement -

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të”,  shkruan Trump.

Grenell, një mbështetës i fortë i politikave të Trump, do të zëvendësonte Joseph Maguire, i cili ka qenë  drejtor i Inteligjencës Kombëtare që nga muaji gushti.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani.

Grenell shpeshherë përflitet për reputacionin e tij por ai ka qenë besnik  ndaj Trump në një kohë kur presidenti mbetet skeptik ndaj komunitetit të inteligjencës.

Trump kishte një marrëdhënie të tensionuar me Dan Coats, i cili u tërhoq si drejtor i inteligjencës kombëtare në gusht dhe kishte miratuar vlerësimin e komunitetit të inteligjencës amerikane që Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me objektivin e promovimit të Trump mbi rivalen  e tij demokrate, Hillary Clinton.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu ka kundërshtuar analizat e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës nga programi bërthamor i Iranit deri te Koreja e Veriut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?