English

Rikthehen manifestimet kundër qeverisë në Irak, plumba ndaj protestuesve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Forcat irakene të sigurisë qëlluan gaz lotsjellës dhe plumba realë kundër manifestuesve në protestat e reja të verifikuara të dielën në mbarë vendin.

- Advertisement -

Të paktën 14 protestues mbetën të plagosur gjatë përleshjeve të verifikuara në kryeqytetin Bagdad, ndërsa 17 të tjerë në Nasirja, 4 prej të cilëve nga plumbat e qëlluar.

 “Qeveria aktuale është ilegale sepse doli nga zgjedhje të manipuluara. Qytetarët kanë muaj që e refuzojnë. Dje dhe sot, mijëra studentë u rikthyen në protesta pavarësisht forcës që përdoret nga trupat e sigurisë. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të na mbrojë dhe të mbështesë popullin tonë në protestat kundër kësaj qeverie tirane”, u shpreh një protestues.

Protesta pati edhe në qytetet Basra, Naxhaf dhe Kerbala, ku qytetarët sfiduan përpjekjet e forcave të sigurisë për t’i dhënë fund tubimeve që zgjasin prej disa muajsh.

Kleriku populist iraken Moktada al Sadr bëri thirrje për mbajtjen e një proteste përpara ambasadës amerikane ditën e diel.

Thirrja erdhi një ditë pasi Al Sadr tha se do t’i jepte fund përfshirjes së tij në protestat anti-qeveritare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?