English

Rikthehen shërbimet e komunikimit në Gazë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë janë rikthyer pjesërisht në Rripin e Gazës të shtunën, duke i dhënë fund një ndërprerje të telekomunikimit që detyroi Kombet e Bashkuara të ndalë dërgimin e ndihmës kritike humanitare për shkak të pamundësisë për të koordinuar autokolonat.

- Advertisement -

Në ndërkohë, një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë banimi në periferi të qytetit Han Junis duke vrarë të paktën 26 palestinezë, sipas mjekëve në spitalin ku u dërguan trupat e viktimave.

Izraeli në fillim të luftës me Hamasin – grup palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u ka kërkuar civilëve të largohen nga veriu i Gazës, ku ushtria izraelite po kryen sulm tokësor, por Izraeli ka vazhduar bombardimet në zonën e evakuimit në jug, ku gjendet dhe Han Junisi.

Izraeli ka sinjalizuar për plane për zgjerimin e ofensivës së tij në jug, përderisa po vazhdon operacionet në veri, përfshirë në qytetin e Gazës ku trupat e tij po vazhdojnë bastisjet në spitalin më të madh të territorit, Shifa, për të gjetur dëshmi për një qendër komanduese të Hamasit që Izraeli pretendon se gjendet nën ndërtesë. Ky pretendim është hedhur poshtë nga Hamasi dhe stafi i spitalit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sulmi në Han Junis ndodhi në mëngjesin e së shtunës dhe goditi një kompleks banimi të ndërtuar viteve të fundit me fonde nga Katari. Përveç 26 personave të vrarë edhe 20 të tjerë janë plagosur, tha mjeku Nehad Taeima nga spitali Nasser.

Izraeli rrallë komenton për sulme individuale, duke thënë vetëm se shënjestron Hamasin dhe tenton që të shmangë dëmet në mesin e civilëve. Në shumë sulme ajrore izraelite, gratë dhe fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?