English

Rikthehet Champions League, Atletico Madrit pret Liverpulin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Liverpul zhvilloi seancën e fundit stërvitore këtë të hënë në kompleksin Melwoou përpara nisjes drejt Madridit, për t’u përballur me Atletikon në ndeshjen e parë të ruandit të 1/16 të Champions League.

- Advertisement -

Jurgen Klop ka një skuadër të plotë për këtë përballje, duke përfshirë dhe Sadio Manen, i cili pësoi një dëmtim në transfertën e kësaj jave me Norwich.

“Mund të them që të luash ndaj Atletikos është një nga gjërat më të vështira të jetës së një futbollisti. Ata janë një skuadër e mirë organizuar dhe një makineri rezultatesh. Ata luftojnë me gjithçka kanë dhe nuk të krijojnë shumë mundësi, ndaj do të jetë mjaft e vështirë”, është shprehur Klop.

Sulmuesi Diego Kosta i dha një lajm të mirë Atletiko Madridit përpara ndeshjes ndaj Liverpool. Kosta u stërvit së bashku me skuadrën të hënën dhe mund të jetë i gatshëm për skuadrën pasi e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në nëntor të viti të shkuar.

Megjithatë, blerja e verës Zhoao Feliks dhe Kieran Tripier janë mungesa të sigurta. Po aq interesante duket dhe sfida tjetër mes Dortmund te PSG, me sfidën e parë që do të zhvillohet në Gjermani.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?