English

Rikthehet Champions League, në fushë zbresin Inter dhe Dortmund

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Spektakli i Champions League me fazën e 1/16 vijon mbrëmjen e kësaj të marte, kun ë fushë zbresin 4 skuadra. Në Giuseppse Meazza nënkampionët në fuqi të kompeticionit presin Atletikon e MAdridit, ndërsa paralelisht në Holandë PSV sfidon Dortmundin. Ajo cka konfirmohet është padyshim spektakli i cili nuk do të mungojë, sidomos në Milano, aty ku priten afro 80 mijë të pranishëm. Një sfidë që mund të cilësohet padyshim dhe si një finale e parakohshme, pasi dy ekipet kanë arritur ta bëjnë dicka të tillë në vitet parardhëse.

- Advertisement -

Kjo është hera e parë që Inter dhe Atletiko përballen me njëra-tjetrën në Ligën e Kampionëve, pasi dy sfidat e mëparshme kanë qenë 1 miqësore, si dhe finalja e superkupës së Evropës në 2010-ën ku fituan spanjollët 0-2. Forma që po kalojnë në kampionat është e ndryshme, me Interin që kryeson dhe në javët e fundit ka vetëm fitore, ndërsa në anën tjetër spanjollët me 2 fitore në 5 javë, teksa në La Liga renditen në vendin e 4-ët. Kompanitë ndërkombëtare shikojnë si favoritë zikaltrit, teksa gjithcka do të vendoset në fushën e blertë.

Paralelisht luhet dhe në Holandë, ku PSV vendëse pret Borussian e Dortmundit. Përballjet e vetme mes tyre janë ato të 2002 po në këtë kompeticion në fazën e grupeve, ku një sfidë mbyllje barazim, ndërsa gjermanët fitonin në transfertë 1-3. NË ligat respektive skuadrat po bëjnë mirë, sidomos PSV e cila kryeson kampionatin dhe po shkon drejt titullit kampion, ndërsa verdhezinjtë luftojnë për një vend në Champions vitin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×