English

Rikthehet Juventusi, Napoli fiton me përmbysje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juventusi rikthehet tek fitorja, bardhezinjtë mposhtën minimalisht Fiorentinën, triumfon edhe Napoli

- Advertisement -

Juventusi është rikthyer tek fitorja pas disa javësh në krizë rezultatesh, me bardhezinjtë që të dielën mposhtën Fiorentinën. Një përballje që prodhoi vetëm një gol në fraksionin e parë, e më pas shifrat mbetën të pandryshuara. Miqtë zhvilluan një paraqitje tejet pozitive duke qarkulluar më tepër topin ndaj të besuarve të Allegrit, por goli i Gattit në minutën e 21 bëri që 3 pikët të shkojnë në favor të bardhezinjve. 11 minuta më pas shënoi dhe Vlahoviç por goli i tij u anullua për pozicion të parregullt. Me këtë fitore Juventus qëndron i treti, duke mbajtur 4 pikë larg Bolonjan.

Fitore regjistruar të dielën dhe Napoli, Genoa dhe Cagliari, ndërsa Frosinone-Bologna u mbyll me rrjeta të paprekura. Kampionët në fuqi përmbysën Monzën në shifrat 2-4 duke u ngjitur kështu në vendin e shtatë në tabelë.

Djuriç zhbllokoi rezultatin për 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë Osimhen, Politanio e Zielinski përmbysën rezultatin në 1-3, ndërsa Raspdori e çoi në 4 numrin e golave, pasi Colpani kishte ngushtuar diferencën. Rezultati final 2-4 për Napolin që nuk fitonte që prej përballjes me Juventusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?