Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.
Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport
“Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, – thuhet në njoftim.
Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi në sistemin TIMS, Aeroporti i Rinasit: S’ka ndërprerje fluturimesh
- FOTO/ Çfarë del në sistemin TIMS pas hakerimit nga iranianët