English

Rikthehet taksa e bizneseve, buxheti mund të mbledhë më shumë para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë: Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së; përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët dhe nënraportimi i të ardhurave nga bizneset dhe individët.

Për këto arsye, qeveria mund të detyrojë biznesin e vogël të paguajë tatim mbi të ardhurat, përpara vitit 2029. Rishikimi i paketës fiskale del në strategjinë e Ministrisë së Financave, e cila po shqyrton mundësitë, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto.

Dokumenti prek edhe TVSH-në, për të cilën sektori i turizmit e paguan në nivelin 6%.

“Hotelet dhe restorantet, të cilët kanë më shumë se 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6%, po shënojnë rritje. Në vitin 2022, 8% dhe në vitin 2023 17%.

E gjithë kjo dinamikë, në strategjinë 3-vjeçare të qeverisë do të çojë pikërisht në korrigjimin e normave për TVSH-në, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat dhe zgjidhjen e problematikave që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?