English

Rikthehet “zonja e hekurt”, menaxhimi i krizës së COVID-19 kthen besimin tek CDU/CSU

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mundimit të gjatë të konservatorëve të Angela Merkel, u ka ardhur fundi dhe këtë e dëshmojnë të dhënat më të fundit të sondazheve. Duket se ky rikthim i besimit ka të bëjë më mënyrën se si qeveria ka trajtuar krizën e shkaktuar nga COVID-19, në aftësinë e kancelares gjermane për të menaxhuar një tranzicion sa më të lehtë të kësaj situate pandemie.

- Advertisement -

Pas disa vitesh ulje në shifra rekord të popullaritetit, blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU, tani po shijon vlerësimet e dhëna nga populli gjerman që arrijnë shifrat e 32 deri në 35 për qind, rreth gjashtë deri në shtatë pikë më të larta se pak javë më parë.

Kjo është një kthesë e papritur për bashkimin kristian-demokrat të asaj që konsiderohet si “zonja e hekurt” e BE-së, por që muajin e kaluar, u përshi nga trazirat brenda partisë por edhe nga debati se kush do të ishte kandidati i pranueshëm për kancelar pas largimit të Merkel në vitin 2021.

Besimi në qeverisjen e saj është forcuar edhe nga statistikat e ulëta të të infektuarve me coronavirus në Gjermani. Edhe pse numri i rasteve vijon të rritet, dhe do të vijojë gjithashtu të pësojë rritje në vazhdim, Gjermania mbetet vendi që ka numrin më të ulët të vdekshmërisë në krahësim me fqinjët e saj evropianë.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?