English

Rikthim në autoshkollë, kurs nga e para për shoferët që humbin pikët e patentës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtuesit e mjeteve do të duhet të shtojnë kujdesin në makinë pas 1 qershorit, pasi mund të përfundojnë në autoshkollë.

- Advertisement -

Drejtoria e Rrugëve propozon rikthimin në kurs, nëse shoferët humbasin të gjitha pikët e lejes së drejtimit.

Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës, e mandej të japin provimin teorik dhe testin praktik.

E reja tjetër e udhëzimit, lidhet me biznesin e autoshkollave. Çmimet për kursantin do t’i vendosë çdo vit Drejtoria e Rrugëve dhe ato nuk mund t’i marrin kursantit më shumë lekë se shuma e përcaktuar.

Edhe materialet didaktike, manualet e përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, do të unifikohen në vlerë.

Ndryshimet që propozohen synojnë të imitojnë modelet e Bashkimit Europian, të ndërgjegjësojnë drejtuesit e makinave, si dhe të rregullojnë tregun e autoshkollave

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?