English

Rikthimi i portokajve, Shqipëria në dhjetëshen evropiane të prodhimit të agrumeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokajve në vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një vit më parë.

- Advertisement -

Të dhënat bëhen të ditura në një raport të fundit të Eurostat, sipas të cilit në 2018-n në Shqipëri u kultivuan 300 hektar me portokaj, me një rritje prej 50% në raport me sipërfaqen në 2017-n.

Ndërsa prodhimi arriti në 10,800 ton, me një rritje prej gati 20%.

Shtimi i ndjeshëm i sipërfaqes në 2018-n është një tregues se prodhimi mund të rritet më shumë në vitet në vijim, kur të hyjnë në prodhim fidanët e rinj.

Në Europë raportohen vetëm 10 shtete që kultivojnë portokaj për shkak të klimës së tyre të përshtatshme.

Në 2018-n, Shqipëria rezulton që ia ka kaluar Francës, e cila prodhoi rreth 10 mijë ton portokaj.

Profesor Bardhosh Ferraj, i ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se pas vitit 2005, sektori i agrumeve ka pësuar rritje.

“Pas vitit 2005, privatizimi dhe ndarja e tokës krijoi mundësi të mira për këtë lloj tregu. Është një treg ekonomik shumë i mirë, me të ardhura të mira”, është shprehur pedagogu.

Ferraj ndër të tjera ka shtuar se nga Saranda deri në Konispol, edhe për shkak të klimës së përshtatshme është përhapur kultivimi në masë i mandarinave, portokajve dhe limonave.

Pedagogu i Universitetit Bujqësor ka theksuar se kultivimi i agrumeve ka disa probleme.

“Në Shqipëri kultivimi i agrumeve ka disa probleme. Fermat në Shqipëri nuk kanë shumë mbështetje nga shteti. Struktura e kultivarëve nuk është ajo e përzgjedhura apo ajo më e mira. Mungon asistenca teknike nga institucionet shkencore. Nuk kemi një filier të organizuar të prodhimit, seleksionimit dhe të marketingut të agrumeve”, ka shtuar Bardhosh Ferraj.

Profesori ndër të tjera ka shprehur edhe një shqetësim tjetër, ku sipas tij, një numër i madh projektesh lëvrohen për kultivimin e agrumeve, por nuk shkojnë taksativisht në drejtim të fermerëve.

Sipas tij, kontributi i fermerëve ka ardhur kryesisht nga emigrimi dhe sigurimi i të ardhurave nga atje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?