Edhe pse pritej, tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale nuk tronditi më pak.
Evropa e di se rezultati i zgjedhjeve të nëntorit do të bëjë diferencën e madhe në marrëdhëniet ndër-atlantike.
Biden nuk vonoi të miratonte figurën e zëvendëses së tij Kamala Harris si kandidate e demokratëve, por ç’do të thotë kjo për BE-në?
“Mendoj se aleatët në Evropë dhe Indo-Paqësor mund të presin shumë vazhdimësi. Presidenti Biden ishte unik pasi ishte një mbështetës i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve ndër-atlantike dhe mund të jetë i fundit në llojin e tij. Nuk ka shumë elementë pro-tyre në sistemin politik amerikan.”- tha analistja politike Sudha David-Wilp
Zyrtarisht, BE nuk e komenton atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, por së fundmi shqetësimi për rikthimin e Donald Trump është rritur, sidomos sa i takon mbështetjes për Ukrainën.
Në vazhdim analistja poltike e cilësoi qasjen e një qeverie të re Trump ndaj Ukrainës si jetike.
“Presidenti Trump e sheh Ukrainën si një çështje evropiane. Ai tha në debatin presidencial të pak javëve më parë se mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është një oqean dhe se Ukraina është përgjegjësi e liderëve evropianë.” –përfundoi ajo.