English

Rindërtimi nis në Laç, Shijak e Thumanë, prezantohet modeli i shtëpive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komiteti i Rindërtimit është mbledhur sot për herë të katër për të diskutuar për ndërtimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti. Kryeministri Rama deklaroi se çdo qindarkë e mbledhur do të jetë në funksion të rindërtimit shumë shpejt. Ndërkaq u bë me dije edhe se cilat janë zonat ku ky proces do jetë më i përshpejtuar.

- Advertisement -

Laçi, Shijaku dhe Thumana janë tre njësitë administrative ku rindërtimi do nisë më shpejt sesa ne zonat e tjera të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Kryeministri Rama tha se janë përcaktuar zonat e zhvillimit dhe janë gati një  pjesë të konsiderueshme e planeve.

“Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalin në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që të ofrojnë suportin e tyre”, deklaroi z. Rama.

Ministri Ahmetaj ka dhënë edhe raportin përfundimtar të dëmeve, nga ku rezultoi se 8925 banesa janë të pa banueshme. Gjithashtu u prezantua për herë të parë edhe modeli i shtëpive që do ndërtohen në zonat e rindërtimit.

“Shtëpitë janë bazuar në teknologjinë e re modulare. Do të jenë modelet me tipologji 1+1, 2+1 dhe 3+1”, deklaroi z. Ahmetaj.

Në Bashkinë e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës deri më tani janë dhënë 1455 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që 10023 banorë vijojnë të qëndrojnë në çadra.

Gjatë mbledhjes doli në pah edhe problematika e TVSH-së së materialeve të ndërtimit, tvsh e cila duhet të ishte hequr.

“Një nga elementët që ne kemi problem aktualisht është cështja e tvsh-së, e cila u deklarua se do të hiqej në mbledhjen e fundit të Komitetit të Rindërtimit”, tha z. Mema.

“Ka pasur procesin e vet bërja e VKM-së dhe e udhëzimit në Ministri të Financave. Nesër në qeveri përfundimisht kemi kalimin e VKM-së ku e trajton me detaje, me korrektesë dhe me shumë transparencë gjithë procesin e tvsh-së”, u shpreh z. Ahmetaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?