English

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Brenda vitit 2021 të gjitha familjet do marrin zgjidhjen përfundimtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një deklaratë për shtyp nga Kryeministria, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj shpjegoi se zgjidhja për banesat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të jepet përmes tri formave: granteve, rikonstruksionit apo ndërtimit të banesave në qyteza dhe ndërtimit të njësive individuale të akomodimit.

- Advertisement -

Sipas ministrit, për rindërtim brenda 15 deri 20 ditëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, por sidomos në zonat më të prekura, bashkitë do të kenë mbaruar procesin e verifikimit të tokave ku do ndërtohen banesat individuale apo qytezat urbane.

Kryetarët e bashkive në këto zona do të krijojnë një platformë ku të gjithë qytetarët mund të aplikojnë, për të kaluar më pas në procesin e rindërtimit me anë të granteve.

“Të gjithë qytetarët, familjet që ja dëmtuar nga tërmeti në banesat e tyre, menjëherë me hapjen e platformës në bashkitë përkatëse të aplikojnë, aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë.

Por do t’i duhet bashkive, njësive zbatuese dhe Këshillit të Ministrave për ta hartuar politikat dhe pastaj për të bërë të mundur financimin e projekteve, qoftë përmes njësive vendore, qoftë entiteti që do të autorizohet nga Këshilli i Ministrave si njësi zbatuese, pra që do të ndërtojnë qytezat”, – tha ministri.

Në mbledhjen e qeverisë u vendos gjithashtu se procesi i rindërtimit nuk do të bëhet pa kriter, por do të këtë parasysh dhe planin urbanistik të qyteteve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?