English

Ringritja pas tërmetit, Edi Rama në Shijak: Do të jetë një qytet turistik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy lagje të reja do t’u dedikohen Shijak familjeve kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Projektin e prezantoi Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

- Advertisement -

“Do të kemi pothuajse 54 mijë m2 sipërfaqe totale ndërtimi dhe janë 598 familje, të cilat janë identifikuar në nevojë. Kemi identifikuar bashkë me kryetarin e bashkisë  me një punë të gjatë dhe shumë të rregullt, shumë të detajuar,  të gjithë tipologjitë e apartamenteve, dhe për t’i ndarë ato sipas numrit të familjarëve”-tha ministrja.

Pasi përfundojë rindërtimi, Shijaku do të kthehet në një qytet të vizitueshëm nga turistët. Garancinë ua dha banorëve Kryeministri Edi Rama duke i siguruar se nuk po bën premtime elektorale.

“Rindërtimi do ta bëjë Shijakun një destinacion shumë më të vizituar dhe do ta bëjë pjesë të gjithë sezonit turistik për një arsye shumë të thjeshtë, pasi do të jetë një qytet komplet tjetër. Shumë turistë do të preferojnë që të vijnë këtu për të kaluar pasditen, për të kaluar një darkë. Mund të duket tani si përrallë kjo që po tregoj unë, se unë e kam këtë që tregoj nga ato që janë ëndrra që unë i shoh me sy hapur. Kështu thoshin për Belshin, kur unë thosha që Belshi do të bëhet qytet turistik. Kështu thoshin edhe për Pukën”, tha Rama

Teksa foli edhe për koronavirusin, shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama nuk i kurseu batutat me arkitektin italian të projektit.

“Është arkitekti që vjen nga Italia. S’po ia jap dorën se e dini se ky vjen nga Italia dhe nuk  i dihet”, shtoi Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?