English

Rinisin protestat e naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e djeshme ka rinisur protesta e naftëtarëve të Ballshit pasi nuk janë likuiduar nga kompania për të paktën 27 paga të prapambetura. Raportohet se për shkak të grevës së mëparshme të urisë që zgjati 11 ditë, arritën të marrin pagat vetëm një pjesë të të gjithë naftëtarëve ndërkohë që shumica dërmuese mbetet e pakënaqur.

- Advertisement -

Naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer sërish protestave ditën e djeshme, pasi nuk kanë marrë pagat që u premtoi kompania. Mësohet se vetëm 200 naftëtarë janë paguar, ndërkohë që të tjerët mbeten ende të papaguar.

Naftëtarët shprehen të zhgënjyer ndërkohë që negociatat e disa ditëve më parë të cilat rezultuan me ndërprerjen e grevës së urisë, kanë rezultuar të padobishme.

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit zgjati për 11 ditë ndërkohë që përllogaritet se 800 punëtorë mbetën pa punë pasi u mbyll rafineria e administruar nga kompania “Tosk Energy”.

Ndërkaq Bankers ka reaguar pas mbyllës së rafinerisë duke hedhur fajin drejt “Tosk Energy”, ku u përmend se ndër të tjera “Tosk Energy” ka shkelur disa herë kontratat dhe kjo e ka vënë Bankers në një pozitë të vështirë sa i përket sasisë së naftës që kalon për eksport.

Teksa kompania “Tosk Energy” është futur në negociata, naftëtarët janë shprehur se ata janë të vendosur në marrjen e të gjithë pagave.

Lexoni gjithashtu:

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit dalin në protestë, shoqëritë akuzojnë njëra-tjetrën

Zv. Ministri Ilir Bejtja: Nuk mund ta detyrojmë Bankers të furnizojë rafinerinë e Ballshit me naftë

Administratori i rafinerisë së naftës në Ballsh, Grubi: Shteti të ndërhyjë që Bankers të mos nxjerrë jashtë vendit të gjithë naftën

Naftëtarët e Ballshit në Euronews Albania: Nuk duam lëmoshë, kërkesat tona janë bazike

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?