Tensionet po rriten sërish mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Raportohet se në përplasjet e fundit janë vrarë të paktën 49 ushtarë armenë.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë publikoi pamjet e trupave azere që dyshohet se kaluan kufirin në territorin armen, por këto imazhe nuk janë verifikuar.
Në parlament, kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha se forcat e Azerbajxhanit kishin bombarduar njësitë armene.
Ai shtoi se Armenia do t’i kërkojë zyrtarisht Rusisë ndihmë sipas një traktati miqësie të nënshkruar midis vendeve.
Një zëdhënës i Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se vendi i tij kishte marrë masa ‘legjitime ushtarake’ në përgjigje të ‘provokimeve të Armenisë’.
Ai mohoi se forcat azere kishin tentuar të kalonin kufirin.
Të dy palët janë të bllokuara në një konflikt dhjetëvjeçar mbi rajonin Nagorno-Karabakun.
Azerbajxhani mori kontrollin e territorit pas një lufte që zgjati 6 javë në vitin 2020, në të cilën vdiqën 6600 njerëz. Ajo përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia.
Franca thotë se do t’ia raportojë dhunën e fundit Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU