English

Rishikohet buxheti për vitin 2024, ministritë që do të marrin financime shtesë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria shqiptare ka rishikuar buxhetin për vitin 2024. Lajmi u bë i ditur gjatë një deklarate për media nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili tha se ndryshimet vijnë për shkak të rritjes së të ardhurave të mbledhura nga qeveria.

- Advertisement -

Sipas Malaj, do të rriten financimet për 4 ministri, përfshirë atë të Bujqësisë, Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshme dhe atë të Arsimit dhe Sportit.

Sipas ministrit të Financave, 2 mld lekë do t’i shtohen si financime ujësjellësave për të përmbyllur projektet e nevojshme.

“Ne kemi rritur financimet shtesë për Minisrinë e Bujqësisë me rreth 500 mln lekë që të mbështetet skema e granteve të fermerëve. Kemi rritur financimet shtesë në masën 250 mln lekë për Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të financohen projekte të shërbimint të kujdesit parësor dhe dytësor. Kemi rritur financiminme 1.3 miliard lekë për Ministrinë e Brendshme për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë të punës që do të pëfitojnë në kuadër të sezonit turistik.

Kemi rritur fondet për Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit me vlerë 300 mln lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira sportive”, tha Malaj.

Gjitahshtu ai shtoi se “do vijohet të financohet në infrastrukturën kombëtare, lokale dhe rurale dhe në atë infrastrukturë që do luajë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?