English

Romë, Kina dërgon ekipin e tretë të doktorëve për të luftuar COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ekip mjekësor kinez mbërriti në Itali për të ndihmuar vendin në luftën kundër Koronavirusit, së bashku me një stok pajisjesh mjekësore.

- Advertisement -

Grupi prej 9 anëtarësh u prit në aeroportin Fiumicino të kryeqytetit Italian nga një grup zyrtarësh vendas dhe ambasadori kinez në Romë.

Mbi 31 tonelata pajisje mjekësore të dhuruara nga qeveria kineze mbërriti së bashku me ekipin, që përmban veshje mbrojtëse, ilaçe antivirus, dhe pajisje të tjera.

“Teksa numri i rasteve të infektimit vijon të ngjitet, pajisjet teknologjike të dhuruara nga Kina mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përgjigjen ndaj epidemisë”, është shprehur Francesco Rocca, presidenti i Kryqit të Kuq në Itali.

Me një ekip ekspertësh të specializuar në mjekësinë kritike, sëmundjet respiratorë dhe infektive, ekspertët italianë mund të marrin një eksperiencë të vlefshme.

“Ekipi përbëhet nga profesorë universitarë, mjekë dhe studiues. Ata vijnë nga Kina dhe bartin me vete eksperiencën e duhur në vijën e frontit, që është shumë e rëndësishme për ne”, ka shtuar ai.

Në të njëjtën linjë, pala kineze shprehet e kënaqur që do të ndajë eksperiencën e saj me atë italiane në luftën kundër koronavirusir.

Ky është ekipi i tretë mjekësor që Kina dërgon jashtë shtetit për të ndihmuar në frenimin e COVID-19, pas Iranit dhe Irakut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×