English

Romir Zalla: Qëndresa për Teatrin Kombëtar vazhdon, Bashkia aspak transparente me informacionin e përcjellë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Si e shohin artistët qëndrestarë kundër projektit të rindërtimit të Teatrit Kombëtar tërheqjen e lajmëruar së fundmi nga Bashkia e Tiranës për partneriteti publik-privat? Aktori dhe regjisori Romir Zalla, si dhe aktori Gentian Zenelaj deklaruan në studion e Ilva Now se thelbi i çështjes nuk qëndron vetëm tek se kush do ta ndërtojë Teatrin Kombëtar.

- Advertisement -

“Thelbi i qëndresës së artistëve dhe qytetarëve këto dy vjet është që ajo godinë të mos shembet. Këtu fillon dhe mbaron gjithçka. Gjithmonë është devijuar debati në lidhje me cilësinë e godinës, nëse do merrni kaq metra apo do na jepni neve kaq metra, nëse është në pronësi të kësaj apo në pronësi të asaj, apo do bëhet me PPP apo pa PPP. Të gjitha këto janë derivate të thelbit. Thelbi është që ajo godinë nuk duhet shembur,” deklaroi i vendosur z. Zalla.

Sipas tij, ndërhyrja e bashkisë dhe kryetarit të saj për të negociuar mbi ndërtimin e teatrit me PPP nuk ka asnjë vlerë.

“Godina e teatrit kombëtar është një godinë në varësi të Ministrisë së Kulturës, trualli gjithashtu, dhe bashkia, në rastin konkret kryetari i bashkisë, ishte i paracaktuar, i detyruar nga ligji special që të përfaqësonte negociatorin me firmën private që do të ndërtonte teatrin e ri me PPP. Në momentin që ligji special i PPP-ve ka rënë, në këtë sekondë, nuk ka sens që të diskutojmë në lidhje me këtë problem me një palë siç është bashkia në rastin konkret, sepse ajo nuk ka lidhje,” shtoi Zalla.

Regjisori Romir Balla shtoi se tërheqja e PPP-ve për ndërtimin e teatrit nuk e ndalon qëndresën dy-vjeçare të aktivistëve në mbrojtje të tij.

“Qëndresa duhet të mbështetet kryesisht mbi luftën për të informuar opinionin publik dhe opinionin shoqëror në lidhje me çdo hap që ndodh me këtë çështje, sepse është një tendencë, një tentativë për të hedhur hi syve, për të shmangur fokusin dhe nëse erdhi historia deri këtu, erdhi pikërisht sepse qëndresa, rezistenca kishte të bënte kryesisht me luftën ndaj mungesës së informacionit. Ka një mungesë të informacionit të paparë. Kush është ky vendimi i ri? Ku është? E ka parë dikush?,” pyeti ai.

Aktorët u shprehën skeptikë lidhur me planet për rindërtimin e teatrit lajmëruar nga Bashkia e Tiranës.

“Ç’lidhje ka pushteti vendor me teatrin nacional? Nuk ka asnjë lidhje. Por nëse është ashtu. Kush i vuri re qytetarët edhe artistët edhe të gjithë ata që thanë jo. Asnjë. Ka dy vjet që kërkojnë që të dëgjohen dhe nuk dëgjohen sepse ai bën dëgjesa false. Ai shet sikur foli me komunitetin e artistëve duke na thënë që më thanë dy artistë, që nuk e dimë se kush janë, të cilët janë për këtë. Dhe ata janë apolitikë dhe të gjithë pjesa tjetër janë politikë. Nuk e kuptoj pse përdor të tilla argumente të njëjtë, të njëjtat,” tha Zalla duke iu referuar kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pyetur lidhur me politizimin e përpjekjes për mbrojtjen e teatrit nga Ilva Tare, Zalla iu përgjigj se edhe nëse çështja ishte politizuar, kjo nuk ia zbehte aspak rëndësinë mbrojtjes së teatrit.

Lexo gjithashtu: Veliaj: Teatri Kombëtar do ndërtohet në zemër të Tiranës; në pronën e vet, tri herë më i madh dhe supermodern

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?