Cristiano Ronaldo u është përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikëve të cilët kanë shpërthyer ndaj tij në ditët e fundit. Portugezi ka shënuar poker golash në përballjen me Al Wehda duke zgjidhur gjithçka i vetëm.
Ndeshja e javës së 16 u mbyll me fitoren 0-4 të Al Nassr, e cila ngjitet në vendin e parë në tabelën e renditjes.
Pjesa e parë do të mbyllej në avantazhin e dy golave, ndërsa edhe në fraksionin tjetër panorama ishte e njëjtë me Al Nassr që dominoi plotësisht përballjen. Kristiano Ronaldo tashmë është future dhe në listën e golashënuesve në ligën profesionale të Arabisë me 5 shënime, ndërkohë që udhëhiqet nga Anderson Talisca me 13 gola.
Cristiano Ronaldo u transferua në tokën arabe vetëm pak javë më parë, një lëvizje e bujshme e portugezit.
Edhe pse në moshën 38-vjeçare paguhet plot 200 mln euro në sezon, vlerë e cila është kritikuar shpesh nga analistët e futbollit. Ronaldo ka një kontratë që e lidh për 2 vite e gjysmë me skuadrën nga Arabia Saudite, ndërkohë më pas do të marrë rolin e ambasadorit, për të bindur FIFA që kupa e botës të zhvillohet atje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Cristiano Ronaldo ‘thyen mallkimin’, shënon golin e parë në ligën saudite
- Drejtori i Al Nassr shpërthen ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm ‘Siu’