Christiano Ronaldo me sa duket është rikthyer që të bëjë atë që di më mirë, të realizojë gola.
Portugezi arriti që të shënonte për të nëntën ndeshje radhazi dhe i dha fitoren Juventusit në ndeshjen përballë Fiorentinës. Zonja e vjetër triumfoi në shifrat 3-0.
Dy nga golat patën si autor Ronaldon i cili ekzekutoi saktë dy penallti, ndërkohë që holandezi De Ligt shënoi të tretin.
Me këtë sukses të arritur Juvetusi shkon në kuotën e 54 pikëve në krye të kampionatit italian, ndërsa Ronaldo në kuotën e 19 golave.
Tashmë po afron edhe faza me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve dhe Juventusi do të këtë shumë nevojë për golat e Ronaldos për të arritur objektivat sezonalë.
Portugezi duket në rrugën e duhur dhe tashmë është një garanci për sulmin bardhezi.