English

Ronaldo synon tjetër rekord, portugezi ka shënuar në 10 ndeshje radhazi në Serie A, para tij vetëm dy lojtarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Cristiano Ronaldo mbushi 35 vjeç më 5 shkurt, por mosha duket se nuk e pengon aspak që të shfaqë të gjithë potencialin e tij në fushën e lojës.

- Advertisement -

Në takimin me Veronën, portugezi e gjeti rrugën e rrjetës, por nëse Juventusit nuk i bëri punë për të marrë pikë, në aspektin personal për portugezin ishte një gol që mbartte një rekord.

Ronaldo e gjeti rrugën e rrjetës për të dhjetën herë radhazi, diçka që askush nuk e ka arritur më parë me fanellën e Juventusit.

Që nga ndeshje me Sasuolon jashtë fushe, Ronaldo ka shënuar 15 gola. David Trezeguet kishte shënuar në 9 ndeshje radhazi në vitin 2005, por tashmë në këtë renditje të veçantë në vendin e parë renditet 35-vjeçari.

Gabriel Batistuta dhe Fabio Quagliarella kanë shënuar respektivisht në 11 ndeshje radhazi, pra vetëm një ndeshje më pak se Ronaldo. 

Juventus do të ndeshet me Breshian në shtëpi dhe më pas do të sfidojë Spalin në transfertë, dy sfida në letër të lehta për kampionët e Italisë dhe mundësitë janë reale që autori i 20 golave këtë edicion në Serie A ta gjejë sërish rrugën e rrjetës.

Mbetet për t’u parë nëse Ronaldo do ia dalë dhe këtë herë për të vënë një tjetër rekord.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?