English

Rrahën barbarisht shqiptarin në burgun e Koridhalos, lirohen efektivët grekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër pjestarët e policisë greke, të cilët u arrestuan për dhunë dhe torturë ndaj një të burgosuri shqiptar janë liruar nga qelia pas kërkimit të flajes.

- Advertisement -

Para hetuesisë ata kanë kërkuar falje në lidhje me veprimet e kryera kundresjt Saimir Zefit, i cili suan dënimin në burgun e Koridhalos.

Media greke shkruajnë se në bazë të deklarimeve të nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobus me shqiptarin, policia i vendosi një helmetë dhe pranga 33-vjeçarit, i cili po shfaqte shpërthime të papritura.

Ndërkohë që vetë Saimir Zefi ka pasqyruar një dimanikë krejt tjetër të ngjarjes, duke rrëfyer në rrjete sociale nga burgu, gjithë dhunën e ushtruar ndaj tij.

“Përshëndetje, jam Saimir Zefi nga Puka. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesë, kërkova të drejtat e mia pse nuk më treguar për datën e gjyqit dhe më kanë sakatuar.

Me zor lëviz, kërkoj të drejtat e mia, asgjë tjetër. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar të më ndihmoj, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë, jam shqiptar.

Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët padrejtësisht, me rracizëm, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Shteti shqiptar të më ndihmojë. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar në Greqi dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me fëmijët e mi sepse jam në këtë gjendje. Nusja është greke”, tha Zefi.

 

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×