English

Rregulla për mjetet lundruese, një draft i ministrisë së Mjedisit adreson turizmin detar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria ka vendosur të rregullojë me një ligj të veçantë atë që quhet turizëm detar duke përfshirë këtu të gjithë mjetet lundruese apo ato të argëtimit që përdoren në funksion të këtij sektori.

- Advertisement -

Në një projektligj të nxjerrë për konsultim ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikohet se mjetet lundruese duhet të jenë të regjistruara dhe me licencat përkatëse ndërkohë që duhet të jenë më të reja se 15 vjet.

Ndërsa në lidhje me jahtet, operatorët të turizmit detar të cilët i përdorin ato për veprimtari fitimprurëse, duhet të regjistrohen dhe licencohen në Shqipëri dhe kanë detyrimin t’i regjistrojnë ato në regjistrin detar në përputhje me dispozitat e Kodit Detar.

Mjetet lundruese shpeshherë janë parë si problematike për sigurinë e turistëve vendas dhe të huaj. Kjo masë e re që planifikon drafti i ministrisë se Mjedisit synon të kontrollojë çdo mjet, i cili do të përdoret për turizmin detar në plazhet shqiptare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?