Policia e Lushnjës ka arrestuar një 53-vjeçare e cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu në lidhje me rastin u proceduan penalisht dhe familjaret e 53-vjeçares, shtetaset, A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe, të cilat akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
- EMRI/ Përplasi dhe la të vdekur në rrugë 53-vjeçarin, arrestohet pas një jave autori
- Aksident në Shkodër, 4 makina përplasen më njëra-tjetrën, dy të plagosur
- Përfshihet nga flakët paneli elektrik i pallatit në Tiranë, dy persona në spital