English

Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lirohet nga qelia Rexhep Gjuni dhe bashkëpunëtori i tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë vendimin këtë të mërkurë për lirimin nga paraburgimi për Rexhep Gjunin, i cili akuzohej për rrëmbimin e nipit të tij 3-vjeçar.

- Advertisement -

Gjykata e apelit te përgjithshëm ndryshoi masën për Gjunin dhe për Arben Selajn, bashkëpunëtor në krim,  nga arresti ne burg ne arrest shtëpie

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Durrës, ku të dy gjyshërit e 3-vjeçarit mbajtën të fshehur nipin për 8 ditë me radhë, ata donin ta rrisnin vetë vogëlushin, pasi që pas vdekjes së djalit të tyre, 3-vjeçari jetonte me nënën e tij dhe me prindërit e saj.

Për këtë arsye gjatë një takimi me të miturin ata e morën atë dhe e fshehën nga nëna e tij e cila bëri edhe denoncimin.

Pasi u dorëzua në polici gjyshja e të miturit deklaroi se për 8 ditë kishin qëndruar të fshehur në Kukës dhe Has.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?