English

Rrëmbyen dhe rrahën për vdekje pengun pas konfliktit për drogën, arrestohen 4 persona në Shijak

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetasi Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz. Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në Shijak.

- Advertisement -

Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku. Hetimet zbuluan se të ndaluarit, pasi rrëmbyen Prengën u nisën drejt  resortit në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim.

Por për shkak të goditjeve të marra në Kamëzm ku u rrëmbye dhe humbjes së gjakut, 49-vjeçari Jan Prenga, sipas policisë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin ‘Golden’ ku edhe do të mbahej peng.

Po sipas policisë, rrëmbyesit janë kujdesur të fshehin trupin e viktimës dhe forcat speciale po kërkojnë në zonën e Shijakut. Shkak për këtë rrëmbim, dyshohet konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, në Britaninë e Madhe. Sipas hetuesve, në mes ka qenë trafiku i drogës dhe mosdorëzimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike nga ana e vëllait të Prengës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?