English

Shembet godina ku 21 vjet më parë u dhunua 16-vjeçarja nga forcat serbe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtëpia në të cilën është dhunuar Vasfije Krasniqi – Goodman gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë, 21 vjet pas krimit është shembur, raporton Kosova Press.

- Advertisement -

Në vendin që mban gjurmët e krimit në fshatin Babimoc të Vushtrrisë, Vasfije Krasniqi Goodman ishte sjell me forcë nën kërcënimin e armës kur ishte vetëm 16 vjeç.

Krasniqi – Goodman është gruaja e parë që në vitin 2018 foli haptas për eksperiencën e saj si viktimë seksuale e luftës, duke shpresuar që shembullin e saj të ndjekin edhe të tjera gra nga rreth 20 mijë viktima, që për gjithë këto vite ndihen të paragjykuara nga shoqëria dhe vendosin të heshtin.

Vitin e kaluar ajo dëshmoi edhe në komisionin e çështjeve të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-ve në Uashington nga ku kërkoi drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë. 

Vasfije Krasniqi duke folur për Euronews Albania në një lidhje nga SHBA, u bëri apel të gjitha vajzave të dhunuara gjatë Luftës së Kosovës që të mos dorëzohen por të luftojnë për drejtësi.

“Mesazhi im për viktimat është që të mos dorëzohen asnjëherë, por të luftojnë për drejtësi. Në Kosovë kemi 20 mijë raste abuzimi. Duhet me punu me familjen dhe shoqërinë për të na pranuar pas asaj që ka ndodhur. Duhet me pranu se çfarë ka ndodhur, por nuk duhet me u dorëzu sepse jeta është shumë e mirë. Nuk duhet me ia fal të ardhmen tonë armikut”, u shpreh znj. Krasniqi.

Ndërsa duke komentuar shembjen e godinës, ajo u shpreh se, është drejta e pronarit për të vendos se çfarë duhet të bëjë.

“Ajo pronë, ajo shtëpi, vitin e kaluar e arriti qëllimin. Unë mora guximin që të shkoj edhe pas 20 vitesh për të treguar çfarë ka ndodhur. Pronari tha se ajo është pronë private dhe ka të drejtën të bëjë se çfarë të dojë”, përfundoi znj. Krasniqi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?