English

Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin Ura e Dragotit-Këlcyrë, ndërhyhet për zhbllokim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një rrëshqitje masive dheu dhe gurësh ka bllokuar aksin rrugor kombëtar Ura e Dragotit-Këlcyrë, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim. Ngjarja ndodhi si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar lëvizje të shtresave të dheut në zonë.

- Advertisement -

Masat e dheut dhe gurët që kanë rënë në rrugë kanë bllokuar kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet, duke krijuar shqetësime për banorët dhe udhëtarët.

Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë ekipi i mirëmbajtjes së aksit Tepelenë-Përmet, i cili ka punuar intensivisht për të pastruar rrugën dhe për të mundësuar qarkullimin. Aktualisht, rruga është hapur në një sens, duke lejuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa puna për zhbllokimin e plotë të saj vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?