Një rreshter ukrainas është goditur me thikë nga një civil, kanë bërë me dije forcat tokësore të Ukrainës.
Në një deklaratë të postuar në rrjete sociale, ushtria tha se sulmuesi ishte arrestuar dhe është akuzuar për tentativë vrasje dhe pengim të forcave të armatosura.
Sulmi ndodhi në qytetin Sinelnikove, në rajonin qendror Dnipro gjatë paradites të së shtunës.
“Një civil ka kryer një sulm të armatosur me thikë ndaj rreshterit të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Rreshterit, i cili punonte për qendrën territoriale të rekrutimit dhe mbështetjes sociale, i është ofruar “i gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor”, vijon deklarata.
Gjendja e rreshterit është e qëndrueshme, ku ai ka marrë një plagë në dorë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Putin: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Kharkiv, çfarë synojmë me sulmet e reja
- Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin kyç në Ukrainë
- Rusia dhe Kina deklaratë kundër luftës bërthamore: Nuk mund të ketë fitues