Rreth 100 persona dyshohet se kanë vdekur mëngjesin e sotëm nga një rrëshqitje e madhe dheu në një fshat të largët në Papua Guinea e Re, sipas banorëve vendas që po marrin trupat e të vdekurve, raporton “ABC News”.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave.
Rrëshqitja e dheut preku fshatin Kaokalam në provincën Enga, i cili ndodhet rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Papuas, Port Moresby.
Banorët e fshatit thonë se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën pasi rrëshqitja e dheut rrafshoi shtëpitë ndërsa fshatarët ishin ende duke fjetur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëshqitje dheu në një minierë ari në Turqi, disa të vdekur
- Rrëshkitja e dheut në Filipine, rritet në 68 numri i të vdekurve