Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha sot se rreth 16,000 njerëz në të gjithë Turqinë janë lënduar gjatë therjes së kurbanëve gjatë festës islame të Kurban Bajramit.
Ai ka shkruar në rrjetin “X” se 1274 persona janë paraqitur në institucionet mjekësore në Ankara, 840 në Stamboll dhe 416 në Izmir për shkak të lëndimeve të marra gjatë therjes së kafshëve kurbane.
Koca deklaroi se këto lëndime kanë ndodhur për shkak se “kafshët nuk theren nga profesionistët”.
“Ne këshillojmë qytetarët që t’i kushtojnë vëmendje kësaj. Afërsisht 16 mijë persona nuk do të mund ta shijojnë festën aq sa duan që nga dita e parë”, tha Koca.
Ditën e djeshme ka nisur festimi i festës katërditore islame të Kurban Bajramit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Italia zhgënjen ndaj Turqisë, Portugalia poker ndaj Finlandës
- Një përballje e mundshme me Rusinë, NATO vendos 300 000 trupa në gatishmëri të lartë