English

Rreth 40 mijë spanjollë me COVID-19 kanë dalë nga spitalet dhe terapia intensive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i pacientëve që kanë dalë nga spitalet në Spanjë ka arritur në më shumë se 40 mijë, sipas drejtoreshës së Komitetit të Emergjencës, Maria Jose Sierra.

- Advertisement -

Pacientët kanë dalë nga terapitë intensive duke u duartrokitur nga mjekët dhe infermieret, teksa Spanja sheh të ulet numri i vdekjeve për të katërtën ditë rresht.

Ashtu si dhe me Italinë, e cila është goditur më fort, shenjat janë që piku të ketë kaluar.

Edhe pse numri i të vdekurve vazhdon të jetë shifër tragjike, numri më i ulët i të infektuarve vazhdon të mbetet shpresëdhënës për vendin e dytë në botë për numër infeksionesh.

Spanja ka rreth 136 mijë të infektuar dhe 13.341 të vdekur.

SHBA-të mbten të parët në botë me 368 mijë të infektuar dhe 10.900 të vdekur.

Kryeministri spanjoll ka thënë se kufizimet e lëvizjeve do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 26 prill.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?