Tetë bashki në Shqipëri kanë afro 60% të popullsisë të pavaksinuar. Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik thonë se shumica e bashkive me përqindje të ulët vaksinale janë në veri, por nuk mungojnë edhe Elbasani, Vora dhe Kamza.
Sipas të dhënave zyrtare të ISHP-së, vetëm 35 % e grupmoshës 18-24 vjeç rezulton e vaksinuar në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 14 raste pozitive teksa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ndërsa, pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve lehtësoi masat anti-covid për shkak të situatës së qëndrueshme epidemiologjike.
Nga 1 maji, hyri në fuqimi vendimi për mosmbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura si dhe hapja e klubeve të natës.
Gjithashtu, u hoq detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, të testimit për SARS Cov2, dhe certifikatën e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.
LEXONI GJITHASHTU
- 14 raste të reja me COVID-19
- Komiteti i Ekspertëve vendos heqjen e maskave dhe rihapjen e klubeve të natës