English

Rreth dy mijë shqiptarë gjejnë strehë në komunën e Prizrenit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas tërmetit të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, komuna e Prizrenit ka strehuar rreth dy mijë shqiptarë që u larguan nga vendi.

- Advertisement -

500 prej të ardhurve nga Shqipëria janë sistemuar në Kampin InovativTrajnues Kosovaro – Gjerman, ndërsa 1500 të tjerët janë vendosur në hotele, shtëpi private dhe shkolla.

I tillë është edhe rasti i Myrvet Veshit, i cili së bashku me familjen e tij, prej dy ditësh ndodhet në Prizren.

Edhe pse tani ai dhe familja e tij kanë një vend ku të qëndrojnë dhe të ushqehen, Myrveti rikujton tmerrin e ditës së martë duke thënë se kishte parë vdekjen me sy.

“Shumë keq, tërmeti i parë sidomos ka qenë shumë dramatik. Ne jetojmë në katin e dytë, me pak fjalë e kemi parë vdekjen me sy… Ngase nuk kishim përjetuar ndonjëherë ngjarje të tillë, nuk tentonim të dilnim jashtë, vetëm prisnim, duke iu lutur Zotit që të përfundojë, nuk kishim mundësi të dilnim. Ishim në gjumë dhe na zgjuan britmat. Edhe ishte ora 4 e mëngjesit dhe i luteshim Zotit që të përfundonte dhe të shpëtojmë të gjallë, nuk kemi bërë asnjë manovrim”, thotë ai.

Veshi tregon se në vendin ku jetojnë në Durrës, objekti ka pësuar plasaritje, por përpos kësaj ata shumë shpejt do të kthehen në Durrës, që të punojnë, e fëmijët të vijojnë mësimin.

Gjatë ditës së djeshme qytetarët që ndodhen në kamp janë vizituar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe nga ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kryetari Haskuka, ka dhënë detaje mbi nevojat që kanë qytetarët atje si dhe adresën ku ata ndodhen në rast se ofrohen ndihma.

“Në disa raste kemi nevojë për disa gjëra. Për shembull dje i kemi pasur disa donacione dhe i kemi shpërndarë pelena dhe disa gjëra që iu nevojiten grave. Ka pasur nevojë për rroba të brendshme, edhe ato i kemi siguruar. Por nëse dikush ka dëshirë që të ndihmojë është mirë që të thërrasë koordinatorin e kampit, ai e ka listën se çfarë duhet, e çfarë jo. Në disa raste protagonizmi i tepërt i njerëzve po ndikon negativisht, pasi ne nuk kemi pasur nevojë për disa gjëra që kanë ardhur dhe tash po shkaktojnë telashe edhe për t’i ruajtur”, tha Haskuka.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë vizitës së tij tha se në ish-kampin ushtarak të KFOR-it në Prizren gjithçka funksionon me përpikëri dhe së shpejti aty do të hapet kuzhina për refugjatët.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?