English

‘Rrezik për gjakderdhje të re në Ballkan’, paralajmërimi i ish-ambasadorit të NATO-s

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Paralajmërimet e ish-ambasadorit të NATO-së për median britanike The Sun kanë qenë shqetësuese dhe konkrete.

- Advertisement -

“Pushtimi katastrofik i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në gjakderdhje të re evropiane, në Ballkan” paralajmëroi

Ekziston frika se lufta brutale e Vladimir Putin mund të bëhet sfondi për një valë dhune midis Kosovës pro-evropiane dhe Serbisë së lidhur me Rusinë.

Bisedimet e paqes nuk arritën të qetësojnë një grindje të ashpër mbi targat në veri të Kosovës, duke e lënë rajonin “në prag konflikti”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi se dështimi për të zgjidhur çështjen e gjatë mund të shkaktojë “akte të dhunshme”.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic paralajmëroi për “ferrin në terren” nëse Kosova nuk tërhiqet nga kjo mosmarrëveshje.

Mosmarrëveshja konsiston në faktin se qeveria e Albin Kurtit – pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe udhëheqësve të opozitës – nuk pranon që të shtyjë implementimin e marrëveshjes për të konvertuar targat serbe të përdorura në veri të vendit me ato të Republikës së Kosovës (RKS), duke ngritur pyetjen ‘Deri kur?’ Deri kur duhet të shtyhet kjo marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë gjatë asaj kohë që të justifikojë pritjen?

Serbia ka shtyrë qytetarët serbë në Kosovë që mos t’i konvertojnë targat e tyre dhe të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për situatën, edhe në takimin e tyre më të fundit me ndërkombëtarët në Bruksel.

Borrell tha: “Unë mendoj se ka një përgjegjësi të rëndësishme në anët e të dy liderëve për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë.”

Ndërkohë, presidenti i Serbisë tha se situata ishte “në prag konflikti”, duke paralajmëruar “ferrin në terren” nëse Kosova përpiqet të zbatojë gjobat.

Vesko Garceviç, ish-ambasador i Malit të Zi për NATO-n dhe profesor në Universitetin e Bostonit, paralajmëroi se Serbia e lidhur me Rusinë po “luan me zjarrin” kur foli për The Sun.

“Serbia do të dëshirojë ta përshkallëzojë këtë sa më shumë që të mundet, dhe nëse shkojnë më tej, situata mund të dalë jashtë kontrollit,” tha Garceviç.

“SHBA-ja, Britania e Madhe dhe OKB-ja duhet të përfshihen më shumë në veprime parandaluese.

“Ata duhet t’i thonë Beogradit se kjo nuk është një lojë dhe nuk do të tolerohet.”

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×