Në Greqi po ndodh një krizë kufitare duke krijuar në sfidë tërësisht të re për Europën dhe për emigracionin, ndërsa Brukseli e ka mbrojtur qëndrimin e ashpër të Athinës zyrtare.
“Kështu që kjo është sigurisht, një situatë shumë serioze dhe Greqia ka nevojë për gjithë mbështetjen nga Bashkimi Europian, si nga Komisioni ashtu edhe nga vendet anëtare”, tha Ylva Johansson, Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE-së.
Presidentët e Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit do të shkojnë të martën drejt Greqisë nga ku do të zhvillohet edhe një takim i jashtëzakonshëm me ministrat e Brendshëm për të koordinuar përgjigjet e tyre.
Por, Europa gjendet përpara një tjetër pikëpyetje: mbi të ardhmen e marrëveshjes së BE-së dhe Turqisë për të frenuar rrjedhën e emigrantëve.
“Unë e pranoj se Turqia gjendet përballë një situatë të vështirë për sa i përket refugjatëve dhe emigrantëve, por ajo çka po shohim nuk mund të jetë as përgjigja e as zgjidhja,” tha për mediat presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. “Kështu që do të duhet të nisim një dialog më intensiv me Turqinë”.
Our top priority at this stage is to ensure that Greece and Bulgaria have our full support. We stand ready to provide additional support including through #Frontex on the land border. (2/2)
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 29, 2020
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen gjithashtu për të diskutuar për përgjigjen e tyre deri të premten, por cilat janë mundësitë për Europën? Sipas ish-diplomatit Marc Pierini, nuk ka alternativë tjetër përveç bashkëpunimit me Ankaranë.
“Marrëveshja e 26 marsit është dëmtuar seriozisht. Grekët thonë se nuk duan të procedojnë kthime të tjera emigrantësh ndërsa turqit thonë se është ende e vlefshme, por në të vërtetë duan diçka tjetër. Kështu që marrëveshja është në një rrezik të mirëfilltë tashmë. Nuk ka arsye për ta braktisur tani, sepse fati i sirianëve në Turqi është i vështirë dhe ata duhen ndihmuar”.
Edhe pse Turqia mund të ketë nxitur një krizë për përfitime lokale, Ankarasë i duhet të ulet në tryezën e negociatave, pasi nuk i leverdis një shkëputje ekonomike nga BE-ja.