Teuta Nunaj, eksperte ekonomie thotë se Shqipëria nuk është gati për të dhënë ‘pasaporta të arta’.
Për Euronews Albania ajo i shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe institucionet nuk mund të kontrollojnë një proces të tillë.
“Për momentin do shprehesha kundër shitjes së pasaportës se nuk jemi gati në forcimin e shtetit ligjor që të kemi mundësi t’i kontrollojmë të gjittha kërkesat dhe të shmangim pastrimin e parave apo korrupsionin. Më duket e parakohshme që për pak vite të aplikojmë këtë formë alternative duke qenë se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë”, tha ekspertja.
Edhe nëse një procedurë e tillë zbatohet, ajo thotë se shërbimi nuk u duhet dhënë me koncesion kompanive të huaja.
“Jam kundër koncesionit për disa shërbime të cilat cenojnë sigurinë kombëtare dhe lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhëna sensitive të shqiptarëve. Në të tilla raste qeveria shqiptare nuk dihet t’i japë me koncesion, do isha kundër që një kompani e huaj të veprojë. Këto të dhëna duhet të ruhen nga shteti shqiptar”, u shpreh Nunaj.
LEXONI GJITHASHTU: