English

Rreziku i abuzimit të Policisë me përgjimet, zv. ministri Hodaj: Jemi të mbrojtur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj duke folur mbi kompetencat që akti normativ i jep Policisë së Shtetit për të kryer përgjime, shprehet se këto janë kompetenca ekzistuese dhe se ligji vetëm sa përcakton në mënyrë të detajuar çfarë i lejohet policisë.

- Advertisement -

Hodaj tha se, përgjimet por edhe vetë akti normativ ka të bëjë me parandalimin e veprave penale dhe në këtë mënyrë Policisë së Shtetit i jepet hapësirë për të vepruar.

“Ka një ligj ekzistues për përgjimet, ajo që është kompletuar është mundësia që në funksion të parandalimit mund të kryhen përgjime ambientale dhe vëzhgime. Po flasim për një organ që e ka për tagër parandalimin e krimit, pasi në fund, kemi prokurorinë që udhëheq hetimet për një vepër penale’, u shpreh z. Hodaj.

Zv.ministri i Brendshëm më tej tha se, sa i takon mundësisë së abuzimit me këtë të drejtë që i jep ligji Policisë së Shtetit, ekzistojnë organet e brendshme dhe të jashtme kontrolluese.

“Nuk duhet të nisemi me paragjykim se Policia mund të abuzojë.Detajimi i ligjit na mbron nga abuzimi. Policia ka dhe organet e saj të brendshme që e mbron nga abuzime. Ka edhe organe të jashtëm siç është SHÇBA”, tha z. Hodaj.

Ndërsa duke folur në tërësi për aktin normativ, zv.ministri u shpreh se ligji nuk parashikon vetëm sekuestrim të pasurisë por edhe kufizim të lëvizjeve të personave të dyshuar si dhe mos lejimi për të marrë pjesë në tenderë.

Sa i takon mundësisë që akti të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut, z. Hodaj deklaroi se në raste të ngjashme Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendim kundër.

Gjithashtu mund të lexoni: Përgjimet nga policia, ish-drejtuesi kundër, ndryshim antikushtetues

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?