English

Rreziku i strehimit të MEK në Durrës, ish-zyrtari i SHISH: Besoj që Irani nuk do ta godasë Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë marrë vëmendjen e mediave botërore, ndërsa njohësit e ndryshëm të gjeopolitikës e kanë interpretuar këtë përplasje në forma të ndryshme. Ish-nënkryetari i SHISH-it, Bujar Rama ka folur me detaje për këtë temë në Ilva Now në Euronews Albania.

- Advertisement -

Ai tha se përplasja SHBA-Iran është ngjarja më e vështirë që ka ndodhur që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, por shtoi se asnjëra prej palëve nuk ka interes që tensioni të agravohet më tej.

“Ky është një nga përplasjet më të vështira për mua që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, sepse kemi rastin e parë që pas Luftës së Dytë Botërore goditen bazat e Amerikës, nuk ka ndodhur asnjëherë që të goditen. Kjo tregon se kemi të bëjmë më një përplasje nga më të vështirat nëse do të ndodhë. Në mendimin tim kjo është një nga krizat më të thella që mund të këtë parë ndonjëherë situata.

Këtu janë një sërë arsyesh komplekse. Një nga arsyet kryesore është se rivalitet i Iranit në zonat e Lindjes së Mesme kohët e fundit, i është rritur si prestigj, pasi forcat speaciale të Iranit luftuan në betejat kundër ISIS, dhe patën korr suksese. Por njëkohësisht ata kanë shtrirë një influencë më të gjerë në shumë vende të tjera. Kjo e bën që në këtë situatë duhet që të tatohej pulsi. Arsyet janë komplekse. Duhet të kesh informacionin inteligjent dhe SHBA e kanë këtë informacion.

E quaj një moment shumë të vështirë për të dyja palët nëse do të shkallëzohet, sepse problemet nuk janë kaq të thjeshta, si në armatim, sigurisht që SHBA-të janë shumë më lart se Irani, por edhe Irani ka edhe një armatim të marrë nga Kina dhe Rusia, të cilat bëjnë dëm dhe i ka më në sasi. Në këto kushte them që administrata amerikane do ta shikojë me shumë vëmendje këtë përplasjeje.

Do të ishte shumë e vështirë për këtë përplasje, Irani është një sistem miks parlamentar, por edhe fetar. Çdo njëri në atë rajon ka interesat dhe ajo (SHBA) duhet të veprojë dhe ajo e di përse se e bën një gjë të tillë. Duke nisur nga pikëpamje ime, mendoj se SHBA më duket se kanë një tendencë për t’i tërhequr, por jo tërësisht”, nënvizoi z. Bujar Rama.

Ish-nënkryetari i SHISH, Bujar Rama, beson se Irani nuk do ta godasë Shqipërinë, por shtoi  se nëse gjerat do të eksalojnë çdo gjë mund të pritet.

“Në gjithmonë në këndvështrimin tim çdo qeveri duhet të përgatitet për një situatë të vështirë. Besoj se nuk do të kenë interes të godasin në Shqipëri. Sigurisht për Iranin dhe qeveria që është atje, ky grupim (muxhahedinët) që është në Shqipëri e pasqyrojnë si grup të rrezikshëm, por nuk e mendoj se do të jetë deri në atë shkallë, por nëse gjërat do të eskalohen do të këtë probleme”, theksoi z.Bujar Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?