English

Rrëzimi i avionit me 176 paragjerë, Irani do t’i analizojë vetë kutitë e zeza

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Televizioni shtetëror iranian tregoi të premten pamjet e dy kutive të zeza të avionit të linjës ajrore ukrainase, që u rrëzua pak ditë më parë.

- Advertisement -

Në pamje dy pajisjet shfaqen të futura në një kuti prej druri dhe sipas burimit mediatik janë njëra për regjistrimin e zërit dhe tjetra për mbledhjen e të dhënave të fluturimit.

Të dyja kutitë e zeza janë të dëmtuara, por memoria e tyre mund të shkarkohet dhe ekzaminohet, deklaroi komentatori i lajmeve.

Ndërkohë, shefi i aviacionit civil të Iranit deklaroi të premten se shkaqet e rrëzimit të avionit pak minuta pas nisjes nga aeroporti i Teheranit mbeten të paqarta.

Ali Abedzadeh tha në një konferencë shtypi në Teheran se autoritetet iraniane do të parapëlqenin t’i shkarkonin elementët e kutive të zeza në Iran, por nuk përjashtoi kërkimin e ndihmës nga ndonjë shtet tjetër.

Zyrtari i lartë mohoi që avioni Boeing të jetë rrëzuar nga një raketë dhe fajësoi politikanët amerikanë për përhapje të lajmeve të rreme. Teksa bëri thirrje që të priten rezultatet e hetimeve, ai shtoi se procesi mund të zgjasë 1 ose 2 vjet.

Ndërkohë, pala ukrainase deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e një rakete, por nuk mund ta konfirmonte këtë pistë.

Sidoqoftë, incidenti rrit presionin ndaj Iranit, pas muajsh të tërë tensionesh me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me sulmet reciproke.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?