Rrëzimi i avionit pak ditë më parë me 176 persona në bord, i cili kishte si destinacion Ukrainën, ka shkaktuar një ringjallje të protestave antiqeveritare në vend. Kjo rezistencë popullore vjen pas çastit kur regjimi iranian “pompoi” një valë ndjenjash nacionaliste pas vrasjes së gjeneralit të lartë Kasem Sulejmani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ditën e djeshme, presidenti amerikan Donald Trump me anë të një postimi në “Twitter” i kërkoi Iranit të tregohet i matuar dhe mos t’i vrasë protestuesit.
[twitter_feed=https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1216356280933273600]
“Mijëra kanë vdekur dhe janë burgosur prej jush dhe bota po ju sheh. Veçanërisht Shtetet e Bashkuara”,-ka theksuar z.Trump .
Në internet kanë dalë video ku duken forcat e rendit Iranian duke qëlluar mbi turmën dhe duke përdorur gaz lotsellës për të shpërndarë turmën.
Në një video të dërguar “Center for Human Rights” në Irani, një organizatë joqeveritare me seli kryesore në Nju Jork, duket një turmë protestuesish pranë Azadit, duke u larguar nga gazi lotsjellës.
[twitter_feed=https://twitter.com/ICHRI/status/1216444262453301249]
Gjithashtu, të dielën Europa i ka bërë thirrje Iranit të respektojë Paktin Bërthamor të firmosur në vitin 2015.
Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë publikuar një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Iranit që t’i qëndrojë Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, të cilin Teherani nuk është duke e respektuar, që nga koha kur Shtetet e Bashkuara e braktisën vitin e shkuar.
Më tej, ata i kërkuan Iranit “që të përmbahen nga aktet e dhunës” por thanë se “qëndrojnë të gatshëm për dialog”.
Komandanti i Gardës Revolucionare gjatë një seancë parlamentare e quajti të paqëllimshëm goditjen e Boing 737, si dhe mohoi akuzat se Irani po përpiqej të mbulonte gabimin.
“Ne nuk prekëm asgjë. Nuk lëvizëm mbeturinat e avionit, nuk e ndryshuam skenën, nuk lëvizëm sistemin e mbrojtjes ajrore dhe as nuk ndryshuam leximet e radarit.”, theksoi komandanti.
Në një përpjekje për të mbajtur mbështetjen në rajon sado me tensionin e vazhdueshëm me SHBA dhe tanimë dënimin edhe më të gjerë mbi tragjedinë ajrore, në një takim me Emirin e Katarit, lidershipi iranian ka rënë dakord se dialogu është zgjidhja e vetme.
Ndërkaq, Britania ka dënuar arrestimin e shkurtër të Ambasadorit të saj ditën e shtunë.
Rob Macaire u rrethua nga një turmë e zemëruar teksa po shprehte ngushëllimet për viktimat e avionit të rrëzuar. Ai u akuzua gjithashtu për organizmin e një proteste anti-qeveritare, të cilën ai e mohoi me një postim në “Twitter”.
Kjo sidoqoftë nuk ndaloi një turmë pro-qeveritare përballë ambasadës britanike të djegë një flamur britanik dhe një izraelit, duke thirrur “Vdekje Britanisë”.