English

Dy të vdekur nga rrëzimi i kamionit në Vlorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy përsona kanë humbur jetën për shkak të një aksidenti në Vlorë, ku një kamion u rrezua në bypasin Orikum-Kaninë.

- Advertisement -

Për shkak të rrëzimit, shoferi humbi jetën në vend, ndërsa pasagjeri u gjend i vdekur më vonë, pasi mbi kamionin kishin rënë inerte.

Aksidenti në ndodhi në kohën kur kamioni po zbriste nga zona e Kaninës për në Orikum, dhe shkak është bërë shpejtësia sipas autoriteteve.

Nuk dihet ende nëse ka kamioni ka pësuar defekt, apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte në humnere, e ka kthyer kamionin në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur me shkëmbin.

Por, përplasja ka qenë shumë e fortë, sa të dy personat kanë dalë nga xhami i kamionit, por ngarkesa me zhavor e kamionit i ka mbuluar të dy.

Zjarrfikësit, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×