English

Rrëzohet kërkesa e ish-gjyqtares, kërkoi që përgjimet të mos merren si prova

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj të vënë nën hetim nga SPAK për korrupsion u përgjuan dhe u mbajtën nën vëzhgim nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit për muaj me radhë.

- Advertisement -

Referuar dosjes hetimore nga vëzhgimet e kryera rezulton se Taulant Romallari është personi që do i dorëzonte paratë Ilir Pashajit.

Sipas hetimeve Romallari ka shkuar në një lokal me një zarf për t’ia dhënë Pashajt. Ashtu siç shihet në këto foto që Euronews Albania ka siguruar nga dosja hetimore, në ambientet e lokalit ku ishte lënë takimi ishte e pranishme edhe ish-gjyqtarja Vyshka.

Në zarf ishin 2 mln lekë, ndërsa në takimin jashtë lokalit sipas grupit të vëzhgimit, Romallari ka debatuar me avokatin, pasi ky i fundit i ka kërkuar dyfishin e shumës, e për këtë shkak i pandehur Romallari është larguar duke mos e dorëzuar zarfin.

Nga përgjimet e kryera pas këtij momenti Romallari ka komunikuar me Xhulio Musain nga burgu, duke i treguar për të gjithë situatën. Më tej ai ka komunikuar edhe me shtetasin Andrea Tirana i cili është marrë i pandehur për moskallëzim krimi në këtë çështje. Nga përmbajtja e bisedës mes tyre, krijohet dyshimi se Taulanti po i tregon Andreas mbi takimin qe kishte pasur pak më parë me avokatin Ilir Pashaj dhe nuk kishin rënë dakort, pasi ky i fundit i kishte kërkuar dhe dy të tjera.

Në përgjime ra edhe vetë gjyqtarja Vyshka. Ajo komunikon me shtetasin Andrea Tirana, ku i kërkon këtij të fundit t’i gjejë një hotel për disa punëtorë që do kryejnë punime në një nga godinat e saj, ku ky i fundit i sugjeron hotelin e Taulant Romallarit, personit që është interesuar vazhdimisht sipas SPAK, për të ulur dënimin e Xhulio Musait. Pas këtij momenti në dosje rezulton se ish-gjyqtarja komunikon me një shtetas të identifikuar si Florenc Salibashi.

Në komunikimet me këtë shtetas, Vyshka i sugjeron që të shkojë tek hoteli i Tanit, pasi ai ka hallin e vet.

“Ikk ikk atje ke Tani, se e kemi ashtu atë… Tek ai shko, se ka hallin e vet ai”, i shkruan ish-gjyqtarja këtij personi.

Ish-gjyqtarja nëpërmjet një rekursi i kërkoi Gjykatës së Lartë që përgjimet mos të merren si prova, por anëtari i Gjykatës së Lartë vendosi mospranimin e rekursit të Zamira Vyshkës. Më 21 shkurt zhvillohet seanca paraprake ndaj 4 të pandehurve për këtë çështje, ku do vendoset nëse dosja do kalojë apo jo për gjykim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?