English

Rrëzohet kërkesa për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Rregullator rrëzoi me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës.

- Advertisement -

Disa ditë më parë kreu i PD, Sali Berisha artikuloi kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës, ndërkohë që një ditë më parë komisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi se 9 marsi mund të jetë afati i fundit i regjistrimit të diasporës.

Kjo kërkesë u rrëzua sot nga komisioni rregullator me 3 votat e përfaqësuesve të PS, kundrejt 2 atyre të PD.

Mesnata e 4 marsit është afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

Nga të dhënat e deritanishme janë mbi 228 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit të cilëve u njihet e drejta e votës nga aty jetojnë.

Mbi 14 mijë të tjerë janë në pritje të regjistrimit ndërkohë që shifra e të refuzuarve është e lartë, mbi 42 mijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?