Një helikopter është rrëzuar sot në lumin Hudson në Nju Jork, pranë autostradës West Side dhe rrugës Spring Street, njoftoi Departamenti i Policisë së qytetit. Ngjarja ndodhi në afërsi të Pier 40 dhe tunelit Holland, një zonë e frekuentuar e qytetit.
Sipas raportimeve fillestare nga CBS News, në bord ndodheshin pesë persona, përfshirë tre fëmijë. Një prej personave ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Mediat e huaja raportojnë se helikopteri u zhyt pjesërisht në ujë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje.
Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut njoftoi se njësitë e reagimit detar dhe tokësor janë angazhuar në operacionin e shpëtimit. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjetit të transportit të naftës iraniane
- OBSH thirrje për angazhim në luftën kundër fruthit, përhapja e tij në 58 shtete