English

Rriten azilkërkuesit në Shqipëri, afganët zënë 98% të kërkesave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt si një vend ku mund të përfitohet azil.

- Advertisement -

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2021, kërkesat për azil në Shqipëri pësuan rritje me 13,5 % krahasuar me vitin 2020.

Pjesën të madhe të tyre e zënë pikërisht shtetasit me origjinë nga Afganistani, të cilët zënë 98,6 % të azilkërkuesve ose 2498 persona, duke vijuar më pas me 19 azilkërkues nga Siria.

Pjesa më e madhe e kërkesave për azil ka qenë në muajt shtator-nëntor, periudhë e cila ka përkuar me situatën politike në Afganistan.

Rritje ka pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë që kanë hequr dorë nga shtetësia. 724 persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare, ose një rritje me 41 % krahasuar me vitin 2020.

Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare grupmosha që dominon është 30-39 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×