English

“Rriten infeksionet respiratore në vend”, Tomini apelon për vaksinim dhe kujdes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria po kalon një periudhë të shtuar të virozave respiratore dhe duket se është në prag të epidemisë gripale.

- Advertisement -

Me anë të një komunikimi për mediat, drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, ka bërë më dije se shifrat e të infektuarve janë rritur ndjeshëm dhe tashmë kemi një qarkullim intensiv të viruseve në popullatë.

“Kemi bashkëqarkullim të virozave respiratore, me predominim të virusit të gripit. Qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (virusi respirator sincicial) dhe Covid-19. Popullata është vaksinuar në një përqindje të lartë, dhe grupet e riskut janë të vaksinuara. Por, grupet e riskut që ende nuk e kanë kryer vaksinimin, duhet të vaksinohen. Po ashtu, nëse keni shenja gripi, qëndroni në shtëpi, mbani kontakt me mjekun e familjes dhe me mjekun specialist”, tha Tomini.

Nisur nga kjo situatë, Tomini ka apeluar për vijimin e vaksinimit dhe kujdes të shtuar.

“Kemi rreth 23 mijë infeksione respiratorë të sipërme dhe të poshtme; theksojmë se vaksinimi në kohë është i rëndësishëm”, tha ajo.

Deri më tani, sipas ISHP-së, janë shpërndarë rreth 76% e vaksinave anti-grip në popullatat e riskut.

Tomini i rekomandoi qytetarëve që të kontaktojnë mjekun e familjes ose specialistin për diagnozë dhe trajtim të duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?